Kryesore

Arti në zi, ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare. Dhuroi dije për dekada në Universitetin e Muzikës

19:38 - 28.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arti në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. E ëma e kantautorit Gjergj Leka ka ndërruar jetë në Trieste të Italisë.




Rozmari Jorganxhi ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike. Ishte “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.

Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet. Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.