AKTUALITET

Ndryshohen procedurat e lejeve të ndërtimit për zonat e dëmtuara nga tërmeti

17:20 - 28.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshojnë procedurat për miratimin e lejeve të ndërtimit në zonat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore. Procedurat e reja të miratuara në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare do të zbatohen për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti. Vendimi për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së përshpejtuar për miratimin e lejeve të ndërtimit dhe planit të detyruar vendor, në rastet e fatkeqësisë natyrore u miratua në dhjetor të 2019-s.




Ndryshimet do të sjellin që për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, subjekti për t’u pajisur me leje ndërtimi për objekte me vlerë 100 mln lekë është i detyruar të dorëzojë oponencën teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit.

Për kategoritë e lejeve të ndërtimit, që preventivi, duhet të bazohet në koston mesatare të ndërtimit të banesave, sipas legjislacionit në fuqi aplikuesi duhet të dorëzojë që nga akti i konstatimit për ndërtesën e dëmtuar, i hartuar nga strukturat përkatëse, projektin e zbatimit, sipas objekteve tip, miratuar nga Enti Kombëtar i Banesave dhe vendimin e këshillit bashkiak për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit.

Vendimi përcakton se pas përfundimit të objekteve sipas lejeve të ndërtimit të miratuara në rastet e fatkeqësive natyrore, do të jenë organet e vetëqeverisjes vendore që do të ushtrojnë kontroll mbi zbatimin e tij, sipas kushteve të lejes së miratuar. Gjithashtu, autoritetet vendore do të nxjerrin rregullore të brendshme të përcaktimit të procedurave dhe të dokumentacionit për kontrollin dhe certifikimin e objekteve

Për shqyrtimin dhe miratimin e lejes të ndërtimit me procedurë të përshpejtuar, nga aplikuesi do të dorëzohen dokumente shtesë, nga sa parashikohej më parë, që përcaktohen në ndryshimet e pikës 5 vendimit.

Procedura e përshpejtuar për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së zhvillimit

Ishte

-Dokumentacioni i vetëm që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është:

  1. a) kërkesa për llojin e përdorimit të objektit;
  2. b) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim.

-Brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes së aplikimit për leje zhvillimi në sistemin e-leje, kryetari i bashkisë vendos :a) miratimin e lejes së zhvillimit ;b) refuzimin e lejes së zhvillimit. Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit, nëpërmjet sistemit elektronik e-leje.

Bëhet

-Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikuesi për pajisjen me leje zhvillimi është:

  1. a) kërkesa për leje zhvillimi, sipas formatit të aplikimit në sistemin e-leje;
  2. b) relacioni shpjegues mbi tipologjinë e zhvillimit të kërkuar;
  3. c) dokumenti që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim ose vendim i këshillit bashkiak për miratimin e listës së përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit për objektet në pronësi private apo bashkëpronësi, dhe në rastin e objekteve publike vendimi i këshillit bashkiak për prishjen dhe rindërtimin e asetit;

ç)plani i rilevimit të truallit që do të zhvillohet, hartuar nga inxhinierë gjeode të licencuar;

  1. d) plani i vendosjes së strukturës që do të zhvillohet.

– Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa që, pas miratimit, lejet e zhvillimit të integrohen me planin e përgjithshëm vendor, duke ndjekur përcaktimet e vendimit nr. 686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, ‘Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit’, të ndryshuar.’/Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.