Kryesore

Përfundon votimi në gjithë qarkun e Beratit, anëtarësia e PD konfirmon 24 kandidatë. Ja kush skualifikohet

21:19 - 28.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarësia e PD në Berat ka përmbyllur votimin. Kështu janë konfirmuar 24 kandidatë nga 26.
Bëhet e ditut se të skualifikuar janë vetëm Astrit Veliaj që ishte mes emrave të Beratit, dhe Anila Koroni në Poliçan.
Sipas degës lokale të PD në Berat, më 25 prill demokratët në këtë qark do të fitojnë thellë.




NJOFTIMI NGA PD BERAT
Qarku i Beratit voton 24 nga 26 kandidatë për deputetë. PD Berat: Proces model, jemi në aleancë me qytetarët për të mundur të keqen.
Demokratët e Qarkut të Beratit votuan sot për kandidatët, që kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, kishte një numër të larte kandidatësh potencialë për deputetë. Nga 26 prej tyre, anëtarësia votoi 24. Dega e PD në Berat e vlerësoi procesin si model.
“Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do t’isigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020”- thuhet në deklaratën e degës PD Berat.
Më poshtë, lista e kandidatëve të konsultuar nga anëtarësia.
Dega Berat
1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4. DENIS SAHATCIU
5.DRITAN HAZINEDARI
6.ENO QANA
7.KASEM MAHMUTAJ
8.MUHARREM HOXHA
9.NAMIR LAPARDHAJA
10.OLTION MERDARI
Dega Poliçan dhe Skrapar
1.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
2.PELLUMB NAKO (POLIÇAN)
3.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
4.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore
1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë
1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. deri tsni votimet janë kryer në 4 qarqe, Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe Berat, me një pkesëmarrjentë lartë të anëtarësisë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.