LIFE STYLE

Sekretet që duhet të dini për një fytyrë më të shëndetshme dhe me shkëlqim

14:03 - 28.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gratë koreane duken gjithmonë më të reja nga mosha reale, dhe lëkura e tyre rrezaton shëndet dhe rini. Edhe burrat përdorin përbërje të veçanta dhe dinë disa truke që ndihmojnë për një lëkurë më të shëndetshme. Sipas Bright Side, këto janë disa nga truket që koreanët përdorin për lëkurën.




Rregulli 10 sekondësh

Për ta bërë lëkurën tuaj të duket më e pastër, e shëndetshme dhe e freskët, vendosni krem ​​hidratues 10 sekonda pas dushit. Poret e lëkurës hapen pas dushit, kështu që lëkura e përthith kremin më shpejt.

Masazh i nxehtë me peshqir

Vendosni një peshqir të butë me ujë të nxehtë vendoseni në fytyrë të pastër dhe fërkojeni butësisht përgjatë linjave të masazhit. Pas 15 minutash, hiqeni peshqirin dhe aplikoni vaj natyral ushqyes në lëkurë. Kjo procedurë rrit qarkullimin e gjakut, hap poret dhe ndihmon lëkurën të “marrë” frymë.

Shkumë rroje kundër akneve

Vendosni shkumën në fytyrën tuaj të pastër, duke e masazhuar lehtë me majat e gishtave. Mbajeni për 5-10 minuta dhe më pas lajeni. Gratë koreane e konsiderojnë shkumën si një nga mënyrat më të mira për të luftuar puçrrat.

Algat e detit për fytyrën tuaj

Vendosini së pari në ujë të ngrohtë dhe më pas në fytyrën tuaj për 15 minuta. Algat e detit kanë shumë vitamina dhe përbërës të tjerë me veti të fuqishme antibakteriale që kujdesen për lëkurën tuaj.

Tonik i fytyrës me kripë

Receta për këtë tonik për lëkurën problematike është e thjeshtë: shtoni 1 lugë gjelle kripë deti në 1 gotë ujë të ngrohtë dhe përziejeni mirë. Pas çdo larje, aplikojeni në fytyrë me pak pambuk. Kripa e detit dezinfekton lëkurën dhe largon gradualisht pikat e zeza.

Qumësht soje

Në Azi, qumështi i sojës përdoret shumë në produktet kozmetike. Një nga recetat më të vjetra është: lagni një garzë me qumësht soje dhe lëreni në fytyrën të pastër për 15-20 minuta. Përbërësit e sojës normalizojnë funksionimin e gjëndrave dhjamore, duke rinuar dhe ushqyer lëkurën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.