Kryesore

Gabriel Garko pranoi publikisht që ishte gay,gazetarja: Mori 60 000 euro për ta thënë

20:41 - 29.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të premten e kaluar Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homos*ksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’. Aktori 48-vjeçar qau para kolegut të tij në kopshtin e shtëpisë ‘Big Brother Vip’ dhe ishte një moment emocional për të dy.




Ndërkohë Selvaggia Lucarelli, gazetare që i njeh mirë mekanizmat e komunikimit, veçanërisht atë ‘rozë’, ka deklaruar se burime pranë saj kanë zbuluar se Garko ka marrë një pagesë të majme për të rrëfyer homos*ksualitetin e tij.

Selvaggia tha: Garko dëshironte të ndihej i lirë, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo” . Sa e vërtetë mund të jetë? Nuk e di.

Gjithashtu, aktori deklaroi se historia me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018, nuk ishte e vërtetë. Ndërkohë s’ka asnjë reagim nga ana e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.