OPINION

Ja përse duhet të dridhet politika dhe “të pavarurit” nga SPAK

12:26 - 29.09.20 Luan Shtëpani
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohë të vështirë do të kalojnë të gjithë ata që kanë menduar se me një të rënë të lapsit do të lumturojë me pasuri marramendëse nga taksat e shqiptarëve veten, familjarët, nipërit dhe mbesat.Informacionet që qarkullojnë bëjnë fjalë për shumë dosje që do të hetohen nga ata që në dorë kanë ligjin dhe jo”maliqin” e dikurshëm. Ky ndryshim që do të ndodhë me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe kryesisht SHBA do të gëzojë të gjithë,përfshi këtu dhe skeptikët, dhe ata që mendonin se do të vazhdojë e njejta situatë për shqiptarët. Ligji i përfshin të gjithë,pa dalllim. Pra, të gjithë duhet të tremben nga furtuna SPAK.Dikush e ka marrë me shaka, të tjerë shpresojnë më kot me ndryshimin e pushtetit. Ska shance, sepse ajo që do të ndodhë nuk do të jetë ekskluziviteti i askujt. Por, i ligjit dhe vetem ligjit.Koha do të tregojë se si do të zverdhet nga prangat fytyrat e atyre që janë shndëruar në oligarkë të pasurisë së përbashkët. “Me SPAK askush nuk do të jetë mbi ligjin. Askush nuk do të jetë i paprekshëm dhe gjithë vendi do të përfitojë nga kjo”. Ndërkohë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar gjykon: ankimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e; çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal; akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, ILD, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj; akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Të gjithë në sitë. Pushtet i parë, i dytë, i tretë…. etj. Kohë më parë kam shkruar se nuk do të këtë më pushtetarë, kryetarë “agallarë” të paprekshëm. Era e ndryshimit po vjen. Emri i gjatëë shtë “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, që tani njihet me inicialet SPAK, strukturë e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme si dhe Njësia e Posaçme Hetimore me emrin “Byroja Kombëtare e Hetimit”, BKH, nëvarësi të saj. SPAK, është struktura që do hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe Gjykata e Posaçme që do të japë drejtësinë lidhur me këto krime. Teksa shkruaj besoj se do të largohet soji i neveritshëm prej shumë vitesh, i cili ka vetëm një rrugë, përballjen me drejtësinë. Besimi sa vjen dhe formësohet falë mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare dhe mbi të gjitha SHBA. Sipas selisë së diplomacisë amerikane në vendin tonë, SPAK ka të gjithë fuqinë që të ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë duke përfshirë zyrtarë të sotëm dhe ish-zyrtarë tëlartë. Po sipas SHBA, në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosë të krimit të organizuar ishin “të paprekshëm”, sepse gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin para drejtësisë. Me anë të paralidhjeve, përkatësisë politikë dhe kanosjeve këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin të prekshëm nga ndikimi politik dhe korrupsioni. Kjo e bën të pamundur ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit në nivele të larta. Çmimin e paguante gjithë vendi..”..! SPAK, do të jetë një organ i pavarur, jo politik, i cili do të hetojë dhe ndjek penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. Prokurorët e Posaçëm do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korrupsionin apo kanosjen e tyre. Kjo bazohet në modele që janë përdorur në vende të tjera. Kushtetuta i jep SPAK-ut fuqinë dhe pavarësinë për t’iu kundërvënë korrupsionit në nivele të larta. Unë besoj tek fuqi e mbështetjes së SHBA.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.