POLITIKË

Kryeprokurori Olsian Çela “garant” i drejtësisë: Asnjë ndërhyrje nga politika, krimi dhe biznesi. Shqetësim, evazioni fiskal

12:04 - 29.09.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela tha në “Ilva Now” se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë. Ai u shpreh se do të punojë me kompetenca të plota sipas frymës së ligjit dhe Kushtetutës, ndërsa garantoi mbështetje maksimale për drejtuesit e prokurorive në rrethe.




Pavarësia e Prokurorisë nga ndikime të caktuara politike, nga bota e biznesit apo nga krimi:
“Sigurimi I elementit të pavarësisë është parë si garanci e suksesit të reformës dhe tërësia e udhëzimeve që ne kemi nxjerrë tenton të përforcojë këtë pavarësi, ta garantojë atë ndaj cdo ndërhyrjeje të jashtme apo të brendshme, pra qoftë Brenda institucionit nga ana e drejtuesve në formë hierarkike apo edhe nga ndikime të caktuara politike, nga bota e biznesit apo nga krimi”.
-Keni patur ndërhyrje të tilla?
Patjetër që jo.
-Jo?
Po patjetër!
-Pse?
“Sepse qasja që Prokurori I Përhgjithshëm ka në raport me ligjin dhe Kushtetutën duhet të jetë e tillë, që askush të mos tentojë të ndërhyjë në punët e një organi të pavarur. Dhe këtë qasje të cilën unë mendoj se e kam pasur, besoj kjo ka qenë edhe një ndër arsyet kryesore pse nuk ka ndodhur ajo që ju përmendet (ndërhyrjet). Por ajo që unë dua të realizoj përmes asaj cka është brenda mundësive të mia ligjore është që kjo të mos ndodhi as në nivelet më të ulta as në nivelin e drejtuesve të Prokurorisë dhe as në nivelin e prokurorëve që hetojnë cështjet. .
Ne duam të sigurojmë transparencë mes drejtuesve dhe prokurorëve, me qëllim që tu mundësojmë drejtuesve të riajnë kohezionin Brenda zyrave, mënyrën sesi ato funksionojnë, por ndërkohë tu japim mundësi prokurorëve të jënë të lirë, gjithmonë duke zbatuar ligjin dhe duke patur përgjejshmërinë e duhur për të arritur rezultate dhe suksese në heti. Ajo që unë mund të bëj si Prokuror I Përgjithshëm në këtë drejtim është të mar të gjitha masat e mundshme që most ë kemi raste të ndërhyrjes së politikës apo të elementëve të tjerë të biznesit apo element të tjerë të jashtëm në procesin e hetimit, në procesin e emërimit të drejtuesve të prokurorisë, apo transferimit të prokurorëve. NQS unë do të arij të konstatoj se do të ketë ndërhyrje të tilla, patjetër që do të mar të gjitha masat e nevojshme aq sa më lejon ligji për të bërë që cdo prokuror që heton cdo prokuror linje ne cdo prokurori të ndihet drejtues prokurorie të ndihet madje edhe Prokuror I Përgjithshëm. Vetëm kështu ne mund të arrijmë të japim përmbajtje reformës e cila në fakt kërkon sakrifica”.

Shqetësues evazioni fiskal dhe pastrimi  i parave:
“Sot janë krijuar në 7 prokuroritë kryesore të vendit seksionet të cilat do të hetojnë në mënyrë specifike krimet financiare pastrimin e patave dhe asetet kriminale. Kjo do të thotë që një pjesë e rendësishme e luftë ndaj krimit do të bazohet në rezultatet e këtyre prokurorive. Përmes marrëveshjes që kemi arritur me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Financave ne mëndojmë se u kemi dhënë instrumentat e duhur prokurorive të japin rezultate në këtë drejtim. Kjo është ajo cfarë mund të bëjë Prokurori I Përgjithshëm. Unë besoj se ka mjaft punë për të bërë dhe të gjithë jemi koshientë se situata që lidhet me evazionin fiscal në Shqipëri apo me sasinë e parave që vijnë nga aktivitetet kriminale është shqetësuese. Pra është në dorë të tyre tashmë, për të dhënë rezultate. Eshtë siguruar mbështetja e policisë, është siguruar mbështetja e Ministrisë së Financave e drejtorise së Tatimeve Doganave e agjencise ve tjera që të koordinojnë punën e të japin rezultate konkrete, që mund të jenë pjesë e punës më pas edhe të prokurorisë së Posacme.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.