AKTUALITET

Plani i rimëkëmbjes propozuar nga Basha, Dorian Teliti: Është i mundur, Rama bën tarator pa kripë sa herë…

21:45 - 29.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti i ftuar sot në studion e emisionit “Real Story” në News 24 tha se qeveria shqiptare ka paguar 5 apo 6 euro për frymë gjatë pandemisë, pra në total 101 milion euro, ndërkohë që kreu i PD-së, Lulzim Propozoi sot një paketë totale prej 313 milion euro, pra 2,4% e PBB-së, që siç tha Teliti mund të ishin gjendur brenda buxhetit të shtetit.




Pikërisht pas këtij propozimi, kryeministri sipas tij zgjodhi të bëjë batuta dhe ironi.

“Qëndrimi ynë është një dhe vetëm një, qytetarët do vendosin më 25 prill për alternativën më të mirë deri atëherë ne kemi fuqi vetën fjalën, pasi në qeveri është Rama. Ne këshillojmë, flasim, ai bën lojëra me fjalën. Nga ky taratori pa kripë ne kemi parë gjithmonë. Sa herë Basha del me propozime ai ironizon, pastaj kalojnë ca ditë dhe ai prapë bën ironi e pas ca kohësh merr propozimet tona dhe i bën të tijat siç ndodhi me rritjen e pagave për mjekë dhe infermierë. Deri dje tallej me ne që kemi 5 vite që propozojmë rritjen e kufirit të tvsh dhe tatimfitimit. Ky tallej më parë, tani e propozoi vetë.

313 milion euro ka propozuar Lulzim Basha, janë brenda buxhetit ato para. Ne kërkuam 2500 teste në ditë nga 500 që bëhen. Kemi kërkuar të testohen mësuesit. Që shkollat të kenë furnizim me ujë. Qeveria ka 7 muaj që është në pandemi që të merreshin masat të kishte furnizim me ujë. Të mos dalë të na thotë laj duart, sy dhe veshët po të na japë ujë. Kush ka humbur vendin e punës gjatë pandemisë t’i jepet një ndihmë financiare.

101 mln euro ka paguar Edi Rama që ditën e parë të karantinës, pjesa tjetër është thjesht demagogji. Premtoi paketë të tretë po nuk erdhi kurrë. Biznesi po falimenton, kriza vijon rënia ekonomike parashikohet të shkojë deri në -9%. Që të gjitha ekonomitë shkojnë në recension kjo nuk diskutohet, por sa hapa pas do bëjmë? Qeveria shqiptare nuk mori hapat e duhura. Sot ne do kemi recensionin më të madh në gjithë Ballkanin”,- tha Teliti.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.