Kryesore

Rritja e papunësisë gjatë pandemisë, Rama: Shqipëria, vendi që ka humbur më pak, brenda 1 viti do tejkalojmë shkurtin e 2020-ës

14:00 - 29.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se 13 mijë persona rezultojnë ende të papunë që pas vendosjes së vendit në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shifra këto sipas tij më të ulta krahasuar me vende të tjera.




Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u zotua se brenda vitit qeveria falë programit të ripunësimit, do të tejkalojë shifrat e shkurtit të 2020-ës.

“Gjatë javës së fundit kemi marrë masa të tjera, e para për ripunësimin. Për personat që humbën vendin e punës gjatë karantinës, sot kemi një shifër të saktë. Kemi 13 mijë persona ende të pariintegruar, nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës. Krahasuar me vendet e tjera, besoj s e hyjmë tek vendet që kemi humbur në terma relativ më pak. Sot jemi në kushtet kur janë 1 mln minus në Rumani, apo 45 mijë në Kosovë.

Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një çudie, apo mrekullie. Duam të ripunësojmë më shpejt ata që ishin të punësuar me herët. Ndaj kemi vënë në dispozicion programet e ripunësimit. Në harkun e një viti, do ta tejkalojmë nivelin e shkurtit të këtij viti, muaj i fundit para karantinës, ku ka pasur 11 % papunësi, shifër e konfirmuar nga Banka Botërore. Jo në raport me ata që bëjnë spekulime dhe thonë se; ‘jo ka njerëz që kanë ikur nga Shqipëria’. Ky i shkurtit është niveli më i ulet i popullsisë në rajon. Ne kemi një sfidë për të fituar që është raporti mes vendit të punës dhe pagës, që patjetër duhet atakuar me rritjen e pagës minimale. S’do ketë më pagë minimale nën 300 vjetra. Nuk flasim për një ‘do të’ , por një ligj i Kuvendit të Shqipërisë në korrik. Sot biznesi i vogël, deri në 100 mln xhiro është i çliruar nga tatim-fitimi dhe TVSH. Ndërsa biznesi i vogël, ka TVSH dhe është i çliruar totalisht nga tatim-fitimi.”, tha Rama.

Sipas Ramës, rindërtimi do të gjenerojë rreth 15 mijë vende pune, si dhe në Tiranë do të ketë një volum investimi.

“Plani për rritje të pagës minimale do të lehtësojë shtresën që paguhet më pak. Është masë e ndërmjetme mes të djeshmes dhe të nesërmes. procesi i rindërtimit ka qenë dhe mbetet përparësi. Projektet tona, 70 të tilla në Tiranë, do të gjenerojnë 15 mijë vende pune. Projektet tona impaktojnë 25 mijë persona dhe bën që të ketë punë për 2 mijë persona direkt. BE do të injektojë rreth 100 milionë euro. ne shohim 250 milionë dollarë shtesë. Janë bërë kaq shumë ndërtime, në një kohë kaq të shkurtër. Shqipëria ka paketën më të madhe historike për publiken, pa cënuar borxhin publik. Situata ka prekur borxhin publik të Shqipërisë, siç ka prekur borxhin publik të të gjitha vendeve, pa përjashtim.”, pohoi kryeministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.