Kryesore

Sa më shumë vajza, aq më e gjatë jeta juaj?

18:21 - 29.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh thuhet që baballarët janë më shumë të lidhur me vajza dhe që dashuria e tyre dhe simpatia ndaj fëmijëve të gjinisë femërore janë të veçanta




Ndonëse hulumtimet e mëhershme kanë treguar që meshkujt bëhen më të butë kur bëhen me vajza, rezultatet e studimit të ri të Universitetit Jagelonian të Krakovit, flasin që ata jetojnë më gjatë se baballarët të cilët nuk kanë fëmijë të gjinisë femërore.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 2.147 nëna dhe 2.163 baballarë.

Është konstatuar që numri i përgjithshëm i fëmijëve dhe djemve nuk ka ndikim të rëndësishëm tek baballarët, ndërsa numri i vajzave lidhet me jetëgjatësinë e tyre.

Më saktësisht, është zbuluar që sa më shumë vajza të kenë, jetojnë më gjatë, përkatësisht secila syresh ia zgjat jetën për 74 javë.

Mirëpo kjo nuk ka të bëjë me nënat.

Sipas studimit të publikuar në një revistë profesionale, fëmijët, pa marrë parasysh gjininë, ndikojnë negativisht në jetën e nënës, përkatësisht ia shkurtojnë jetëgjatësinë.

Kjo mund të lidhet me një hulumtim të paradokohshëm i cili ka treguar që femrat e pamartuara dhe ato pa fëmijë janë më të lumtura.

Të dhënat, të cilat janë grumbulluar më shumë se 14 vjet, kanë treguar që partnerët me fëmijë kanë shans më të madh të jetojnë më gjatë se ata pa trashëgimtarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.