BOTA

Thyerja e pemës në shkollë i merr jetën vogëlushes, mamaja bën gjestin human

17:57 - 29.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ella Henderson  6-vjeçe humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një pemë që u thye në mënyrë të papritur në shkollën ku ajo studionte. Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga shkolla e saj Gosforth Newcastle-upon-Tyne, por fatkeqësisht ajo vdiq të nesërmen në mëngjes.




Miqtë dhe familja e pikëlluar nxituan të ndajnë homazhet e tyre në një faqe për mbledhjen e fondeve të krijuar nga nëna e Ella Vikki Henderson për ditëlindjen e saj të 40, vetëm disa ditë pasi ajo vdiq.

Më shumë se 2,700 njerëz kanë dhuruar për kauzën, ku më shumë se 40,000 £ janë mbledhur për bamirësinë e ambulancës ajrore e cila u përpoq të shpëtonte jetën e Ellas.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Henderson shkroi: ‘Ky nuk është një postim që mendoja se do të shkruaja ndonjëherë aq më tepër për ditëlindjen time këtë vit, unë po kërkoj të dhuroni për Shërbimin e Ambulancës Great North Air.

‘Unë kam zgjedhur këtë bamirësi sepse misioni i tyre do të thotë shumë për mua, dhe shpresoj se do të konsideroni të kontribuoni si një mënyrë për të festuar me mua. Çdo pak do të më ndihmojë të arrij qëllimin tim.’


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.