BOTA

U arrestua për vjedhje, shqiptari i jep fund jetës në burgun e Bolognas

19:44 - 29.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shtetas shqiptar në Bolonja i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e paraburgimit.




Bëhet fjalë për një 40-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije. Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunes.

Shqiptari kishte qenë në paraburgim prej disa muajsh, dhe nuk ishte vetëm në qeli, por i burgosur tjetër nuk ka parë asgjë, pasi ishte në gjumë.

Mësohet se ai ishte në pritje të dilte në gjyq me akuzën për vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Sipas zyrtarëve të burgut, shqiptari në orët e fundit para se të kryente aktin ekstrem kishte kërkuar dhe telefonuar familjen e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.