SHËNDET

Alergjitë e vjeshtës: Si t’i luftoni me ilaçe natyrore

10:51 - 30.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alergjia e vjeshtës është një problematikë mjaft shqetësuese, për shkak se shpeshherë trajtohet si ftohje e zakonshme apo gjendje gripale dhe për pasojë nuk merr trajtimin e duhur. Kjo stinë mund të jetë e vështirë për shumë njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve, sipas Greenstyle. 




Sidoqoftë, disa ilaçe natyrore mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës, duke lehtësuar simptomat tipike të kësaj patologjie. Për të kufizuar rrezikun e alergjive, vëmendje duhet t’i kushtohet edhe të ushqyerit, duke shmangur frutat dhe perimet që lidhen me reagimin ndaj polenit, shkruan abcnews.al

Në rastin e bimëve, është më mirë të shmangni konsumimin e kajsive, agrumeve, shalqinit, qershive, kivit, bajameve, pjeprit, pjeshkave, domateve dhe kumbullave. Në rast alergjie ndaj mykut rekomandohet kur është e mundur të ajrosni ambientet.

E dobishme është edhe kuercetina, që gjendet kryesisht te molla, çaji, qepët, selinoja dhe rrushi. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të merrni sasinë e duhur të vitaminës C, e dobishme dhe për parandalimin e kollës, ftohjes dhe dhimbjeve të fytit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.