Kryesore

“Alkooli po më shkatërronte dita-ditës”, rrëfehet Kastro Zizo: Ja përse hoqa dorë

14:34 - 30.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë pak kohë më parë dhe ardhja në jetë e Dantes e bëri të reflektonte.  Në një interviste në “Wake Up”, Kastro tregoi se Dante solli një “revolucion” të brendshëm tek ai duke e bërë të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit.




Kastro u shpreh se alkooli po i shkatërronte jetën dhe marrëdhënien me njerëzit që donte.

“Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetëndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira.

Ky “revolucion” nuk erdhi kot por si pasojë e  një reflektimi që pata dhe disa vendimmarrjeve që pata, një ndër tyre edhe lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkátërruar dhe po më shkátërronte dita-ditës raportet me njerëzit që i doja.

Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare, gjithë jeta jonë është një harddisk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat,”- tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.