BOTA

Burri në Indi gëlltit furçën e dhëmbëve

13:40 - 30.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekët në shtetin indian Arunachal Pradesh u desh të hiqnin një furçë dhëmbësh në stomakun e një burri, pasi ai pretendoi se e kishte gëlltitur gabimisht kur po pastronte dhëmbët.




Anëtarët e familjes e çuan menjëherë në një klinikë locale, e cila më pas e referoi në Spitalin e Përgjithshëm Bakin Pertin ku mjekët bënë një rreze X, por nuk mund ta lokalizonin furçën e dhëmbëve në ezofagun e 39-vjeçarit.

Çuditërisht, pacienti kishte ndjerë vetëm shqetësime të vogla për shkak të aksidentit. Mjekët nxorrën furçën me gjatësi 19 cm brenda 24 orëve, nga frika se lënia e saj më gjatë mund të sillte pasoja fatale.

Mjeku Bomni Tayeng, tha se ishte gjithashtu i befasuar se si dikush mund të gëlltiste një furçë dhëmbësh. Gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme ndërsa u lirua nga spitali më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.