BOTA

Holanda rekomandon mbajtjen e maskave mbrojtëse në hapësirat e brendshme publike

20:30 - 30.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot rekomandimin fuqimisht të mbajtjes së maskave në hapësira të brendshme publike në të gjithë Holandën, ku një masë e tillë nuk është shprehur kurrë më parë.




Qeveria holandeze ashpërsoi të hënën masat për të luftuar pandeminë e COVID-19, duke urdhëruar mbylljen më herët të bareve dhe restoranteve, si edhe rekomandoi mbajtjen e maskave në dyqane në tre qytetet më të mëdha të vendit, Amsterdam, Rotterdam dhe Hagë.

Holanda, deri më tani, ka miratuar masa më fleksibël sesa shumica e vendeve europiane, duke favorizuar një distancë prej 1,5 metra dhe përdorimin e detyrueshëm të maskave vetëm në transportin publik.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.