Kryesore

Jennifer Lopez sensuale në krahët e Malumës dhe rrjeti shpërtheu

18:40 - 30.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një histori pasioni e shfrenuar ajo mes Jeniffer Lopez dhe Malumas e treguar në videoklipin e këngës Pa’ Ti e Lonely. Të çmendur pas ritmeve latine në videon e parë në spanjisht dhe më sensuale tek e dyta në gjuhën angleze. Gjithçka e realizuar në një atmosferë glamour me një koreografi të shfrenuar dhe lëvizje seksi të JLo. Mes dy yjeve të pop-it feeling është në qiell dhe është e pamundur të mos përfshihesh nga muzika e tyre dhe nga historia e tyre e dashurisë dhe e intrigave që tregojnë.“Tantos autos y diamantes /Avión con mi nombre adelante”




Jennifer-Lopez-video-Pa-Ti-Lonely-abito-Genny-Maluma Jennifer-Lopez-video-Pa-Ti-Lonely-abito-Genny-Maluma-2 Jennifer-Lopez-video-Pa-Ti-Lonely-gioielli-Yeprem-longerie-Cong-Tri-abito-Genny-blazer-Magda-Butrym-2 Jennifer-Lopez-video-Pa-Ti-Lonely-lingerie-Cong-Tri-calze-Thierry-Mugler-gioielli-Yeprem-Maluma
<
>

‘Shumë makina dhe diamante/Një avion me emrin tim përpara) këndon Jennifer Lopez në Pa’ ti dhe ndër të tjera tregon xhevahiret Yeprem dhe një garderobë të kushtueshme luksoze. Në tarracën panoramike të The Edge të Manhattan JLo kërcen gjithë pasion, duke treguar të pasmet dhe duke bërë të shkëlqejnë kristalet e veshjes së David Koma që ajo mban. Sensualiteti arrin kulmin kur ajo shfaqet me të brendshme, duke nxjerrë të gjithë erotizmin, duke joshur Maluman por edhe fansat e shumtë. Mes dy protagonistëve shpërthen pasioni.

Historia e pasionit ka arritur kulmin por më pas vjen e paparashikuara. Atmosfera bëhet më e errët dhe look-u bëhet më i sofistikuar dhe më sensual. Me veshje të bardhë Genny, Jennifer Lopez është një bombë seksi. Më pas Ylli i pop-it tregon format me një tjetër veshje të LaQuan Smith, që i lë shumë pak vend imagjinatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.