Kronikë

Në kërkim prej vitesh për tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë i riu i përfshirë në disa ngjarje kriminale

08:30 - 30.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë Ladjen Kadilli.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i riu u arrestua në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet dhe pas kontrollit rezultoi se drejtuesi ishte i shpallur në kërkim. Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit. Ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.

Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës. Gjate kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole).

Kujtojmë se në 26 gusht Kadilli u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, pasi u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho, që degjeneroi në kanosje me armë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.