BOTA

Plani i masave që do të merren në Britaninë e Madhe ndaj Covid-19, tre nivele kufizimesh

14:05 - 05.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plan i ri me tre nivele po planifikohet nga qeveria angleze për t’u përballur me situatën e pandemisë në Britaninë e Madhe. Sistemi i ri i masave pritet të jetë më i ashpër dhe do të përmbajë shumë kufizime.




I quajtur “Korniza Sociale e Distancimit për Covid-19” sistemi i masat do të përfshijë mbylljen e klubeve të natës, mbylljen e bzneseve në kohë të lirë, ndalimin e kontakteve me personat e jashtëm, ndalimin e sporteve të organizuara jo profesionale, ndalimin e aktiviteteve të organizuara. Ndërkohë që vendet e adhurimit dhe shkollat do të vazhdojnë të qendojnë të hapura.

Niveli i parë i masave konsiderohet aktuali ku në të përfshihen mbajtja e maskës, kufizimin në 15 deri në 30 persona për dasma ose vdekje. Niveli i dytë do të vihet në fuqi në zonat gjografike ku ka pasur rritje të të infektuarëve dhe do të përfshijë ndalimin e kontakteve me persona jashtë familjes si edhe mbylljen e bizneseve në kohë të lirë. Ndërsa niveli i tretë i masave do të vendoset nëse do të ketë rritje të të infektuarëve në shkallë vendi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.