Kryesore

 Kosova në lot, Maqedonia e Veriut i prish ëndrrën për në Europian

23:00 - 08.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbeti thjesht një ëndërr kualifikimi i Kosovës në Europian.




“Dardanët”, të kushtëzuar nga mungesa e shumë titullarëve, u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut në “Tose Proeski” në gjysmëfinale të play off-it të Nations League. Një rrugëtim plot shkëndija, që u ndërpre përballë një kundërshtari kompakt, me plot 5 shqiptarë pjesë të formacionit titullar.

Sfida nis e luftuar, me Kosovën që fitoi gradualisht territor, por mbrojtja e vendasve ishte e vendosur mirë, duke mos lejuar që topi të filtronte te shtatlarti Atdhe Nuhiu. Në momentin kur u duk se “Dardanët kishin marrë kontrollin e lojës, një kundërsulm i shpejtë i Maqedonisë së Veriut u përmbyll me golin e Ristovskit, goditja e të cilit u devijua nga i pafati Kololli, për të mashtruar portierin Muric, i cili vetëm e vështroi topin teksa kaloi vijën fatale.

Skuadra e Challandes nuk e humbi toruan, vijoi të ushtronte presion derisa në minutën e 29-të detyroi portierin dhe një mbrojtës të keqkuptoheshin, me Florent Hadërgjonaj që bëri mrekullinë me një trajektore tepër të saktë, duke shfrytëzuar daljen e portierit, 1-1.

Ekuilibri në rezultat zgjati vetëm katër minuta, pasi në të 33-tën, një goditje standarde, e ekzekutuar nga Enis Bardhi, u devijua në rrjetë me kokë nga Velkovski. Edhe në këtë rast, Muric e kishte të pamundur të shmangte golin (2-1).

Me epërsinë e vendasve u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksionin e dytë Challandes e nisi me një ndërrim, duke hedhur në fushë Rashanin në vend të Atdhe Nuhiut.

Në të 54-tën, Pandev arriti ta dërgonte topin në rrjetë, por pozicioni i Ademit, jashtë loje, bëri që ky gol të anulohej me të drejtë.

Për fatin e mirë të “Dardanëve”, edhe goli i Ademit në minutën e 66-të u zhvlerësua për pozicion jashtë loje. Pretenduan për 11-metërsh vendësit në të 70-tën, por ishte i vendosur kryesori për të vijuar lojë, duke e konsideruar të pavullnetshme prekjen me dorë të Berishës. Lirim Kastrati u hodh në fushë në të 75-tën në vend të Celinës, për të shtuar forcat në sulm.

Me e qartë Maqedonia e Veriut në minutat në vazhdim, madje “Dardanët” patën sërish fat kur goditja e Alioskit në minutën e 78-të gjeti këmbët e Muric.

“Dardanëve” nuk u mjaftoi dëshira në minutat e mbetura, pasi Maqedonia e Veriut u mbrojt me shumë efikasitet, madje Dimitrievski bëri mrekullinë në minutën e 5-të shtesë, me Alitin që dështoi ta dërgonte topin në rrjetë vetëm një metër larg vijës fatale. Vendësit humbën një rast të pastër një minutë më pas me Trajkovskin, por pak rëndësi kishte, pasi vërshëllima përfundimtare e kryesorit sanksionoi fitoren e tyre. Në finale Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.