Kryesore

Pandev i sfidon me 5 shqiptarë, ëndrra e Kosovës për EURO 2021 kalon nga Shkupi

20:18 - 08.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova do të kërkojë sot kualifikimin pasi përballet me Maqedoninë e Veriut në Play-Off të Ligës së Kombeve.




Dardanët kanë ëndërr të kualifikohen për herë të parë në histori në një kompeticion të lartë futbolli për kombëtaret, siç do të jetë Euro 2021. Por përballë kanë Maqedoninë e Veriut, e cila ka po të njëjtën ëndërr.

Ndeshja luhet sot në 20:45 në Shkup teksa Kosova luan në portë me Muriç, në mbrojtje Kololli, Aliti, Dresevic, Vojvoda, mesfusha i lihet në dorë Valon Berishës dhe Shalës me të avancuarit Zeneli, Hadërgjonaj, teksa në sulm do të jenë Bersant Cela që do të mbështesë sulmuesin kryesor shtatlartë Atdhe Nuhiu.

Kurse nga kampi maqedonas, ka disa lojtarë shqiptarë si Egzon Bejtulai, Visar Musliu, Alioski, Arijan Ademi dhe Enis Bardhi teksa në sulm do të jetë kapiteni legjendar Goran Pandev.

Në rast se Kosova kualifikohet sot atëhere përballet me Gjeorgjinë në finalen e Play-Off të Ligës së Kombeve, në një përballje finale 90 minuta që vendos kush do të shkojë direkt në EURO 2021.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.