Foto-galeri

Mos mendoni kurrë të merrni fustanin e nusërisë online, ja si e pësoi kjo vajzë

19:30 - 09.10.20 Gazeta Shqiptare

Tashmë është kthyer në një trend të blerjes në rrjetet sociale.



Mirëpo nuk janë të pakta rastet kur përdorues të shumtë janë ankuar për porosinë e ndryshme që kanë marrë. Shumica prej tyre thonë se porosisin një produkt në dukje madhështor, e në shtëpi i mbërrin një porosi krejtësisht tjetër.

Kjo gjë i ndodhi 23-vjeçares Meaghan Taylor, nga Kanadaja, e cila bleu fustanin e nusërisë për 100 dollarë nga një shitëse private në platformën “Wish”. Fustani i bardhë që ajo mbante në duar nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishte parë në fotografi.

 

463219 463223 463222 463221 463220
<
>

Nëna e një fëmije, që ka planifikuar të martohet verën tjetër me të fejuarin 30-vjeçar, Keith Reid, është shprehur se ka mbetur e zhgënjyer nga porosia. Meagahn ka treguar se ka telefonuar shitësen private, të cilës i ka thënë se po i shkatërron dasmën. Pas ca kohësh mësohet se shitësja ka rimbursuar 23-vjeçaren.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.