Intervista

Laura Fetahu: Prapa kuintave të secilit artist punohet shumë

17:02 - 10.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Laura Fetahu është këngëtarja më e re në tregun shqiptar. Edhe pse ka ikur në Itali që 6 muajshe, ajo është rikthyer në vendin e saj për të krijuar një karrierë të re muzikore. Laura tregon se në shtetin italian kishte një bandë muzike dhe performontë në klubet e natës. Në një intervistë ajo ka folur edhe për këngën e saj të re “Folna na”, të cilën u shpreh se e kishte krijuar vetë për pesë minuta. “Këtë këngë e kam realizuar në karantinë vetë. Kam qenë në karantinë ishte një ditë shiu dhe i thash hallës në Shijak se isha te shtëpia e saj, më lerë vetëm. Kështu u mbylla në dhomë dhe për pesë minuta krijova këngën. Unë kam bërë vijën melodike dhe tekstin, ndërsa me muzikën është marrë Vini”, tha Laura.




Ajo është shfaqur me këngën e saj “Folna na” me një super stil e duket një “bombë” e fortë në tregun muzikor. Vajza që quhet Laura Fetahu e cila ka nisur me muzikë që kur ishte e vogël është shqiptare por lindur dhe rritur në Itali, ndërsa ka gjetur një bashkëpunim dhe menaxhim të mirë nga Eran Pro Studio nga mjeshtri i muzikës Ervin Gonxhi, ndërkohë që për mbrëmjet në diasporë do të kujdeset menaxheri i njohur Ibrahim Berisha. Mësojmë se Ervini dhe Laura do të sjellin muzikë të mirëfilltë në tregun shqiptarë, ndërsa këngëtarja e re është e angazhuar nëpër mbrëmjet muzikore në diskotekat e diasporës dhe shihet vërtetë si një yll i ri në tregun muzikor shqiptarë.

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Muzika tek unë nuk zë vend por zë të gjithë hapësirën time.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Ka raste po, ka raste jo por dita sigurtë që më kalon duke dëgjuar muzikë.

Hiti yt i preferuar?

Kam shumë këngë të preferuara që nuk i ndaj dot sepse dëgjoj shumë rryma të ndryshme muzikore.

Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Po punoj në këngë të reja por ndër disa demo që kemi bërë po i shoj dhe akoma nuk kma vendosur që kë do përzgjedh për të rradhës.

Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?

Unë besoj se pas secilit artist që mund të prezantohet me këngën e parë dhe pse është fillimi prapa kuintave bëhet shumë punë dhe mbase në sytë e njerëzve është një fillim por unë personalisht kam shumë vite që merem me muzikë dhe besoj që tani jam gati.

Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?

Është shumë herët për të thënë a ja kam rrëmbyer zemrën publikut apo jo por reagimet kanë qenë shumë të mira.

Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?

Bëj punët e shtëpisë dhe shikoj filma.

Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete? Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin.

Gjithmonë me vete, thjeshtë fakti që gatuaj më relakson dhe nuk lodhem.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Aty ku është familja ime.

Hera e fundit kur ke qenë në pushime?

Para një muaji.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Dashuria.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Dielli.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Dje.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Këmbëngulja.

Defekti juaj kryesor?

Kokë fortë shumë.

laura laura1 laura2 laura3
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.