Intervista

Qemal Bajrami: Politikanët të punojnë për popullin, bizneset t’i lënë në dorë të popullit

15:52 - 10.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka emigruar shumë i ri në shtetin danez duke lënë kështu prapa familjen, port ash ai është një biznesmen shumë i njohur atje sa që brendi i tij po bën naming. Qemal Bajrami nga Tetova, tregon historinë e tij të jetës dhe biznesit një eksperiencë e bujshme jetësore me mesazhe rrënqethëse.




U bënë vite që merresh me biznes, një punë sa e këndshme aq edhe e lodhshme, si e sheh veten sot Qemali?

Është shumë e vërtet se çdo punë është ndonjëherë edhe e lodhshme. Por lodhja është diçka që kalon, kurse rezulltatet e punës mbeten. Ndihem shumë mirë dhe me fat që kam një punë të tillë. Po ashtu jam i kënaqur me rezulltatet që kemi arritur deri tash, është kënaqësi kur biznesi jonë rritet çdo ditë. Unë them “një punë të cilën e bën me vullnet dhe dashuri, ajo të sjellë sukses”.

Je shumë i popullarizuar në mesin e danezëve, ndien veten keq ose të diskriminuar pasiqë je shqiptarë?

Jo aspak nuk e ndjej vehten të diskriminjar. populli danez më ka përkrahur dhe më ka ndihmuar çdo herë kur kam pasur nevojë. Besoj veçanërisht pse nuk jam i lindur këtu dhe kam pasur nevojë për ndihmë në fillim. Unë e kam vështirë t’i kuptoj disa që ankohen dhe ndjehen të diskriminjar në Danimarkë, ndoshta varet puna, rrethi dhe sjellja individuale.Nëse sillesh mirë dhe me respekt mund të arrish majën.

Të flasim pak për arritjen tënde në Danimarkë, si vendose të largohesh nga vendlindja?

Asnjëhere nuk kam dashur të largohem nga vendlindja, por për fat të keq u detyrova. Isha duke e kryer ushtrinë në Sloveni (Ribnic) ish Jugosllavin në vitin 1991 kur filloj lufta dhe aspak nuk isha i dyshimtë se duhet të largohem sa më shpejtë. Pas dy jave pata mundësinë të largohem. Në fillim kisha shpresa se lufta do të përfundojë shpejtë dhe unë do të kthehem. Por lufta vazhdoj, muajt dhe vitet kaluan kurse lufta u perhap e unë mbeta tre vjetë e gjys pa mos u kthy në vendlindje. Për atë kohë mora lejen e punës, fillova të punoj dhe krijova një jetë të mirë që kisha edhe mundësi t’i ndihmoj familjes ekonomikisht në vendlindje. Në fillim edhe pse Danimarka më pëlqente shumë kisha probleme komunikimi. Gjuha daneze është pak e vështirë për atë shkak ndihesha si i huaj dhe më mungonte familja, shoqëria dhe vendlindja. Por me kohën e mësova gjuhën dhe krijova shoqëri.

Kujton punën e parë që ke bërë?

Puna e parë ishte në stacionin e trenit në Kopenhagë. Ku i pregaditshna “kolicat” e stjuardesave me; kafe, pije, ushqim, gazeta etj. Aty punova dy vite, ishte një vend pune ku e mësova gjuhën dhe takova shokë me të cilët ende kam kontakt. Por për shkak se kisha dëshirë të shkoj në shkollë për të mësuar gjuhën mirë edhe me shkrim dhe lexim. U detyrova të ndëroj punën, (këtu punoja një javë para dite, një javë pas dite dhe nuk kisha mundësi të shkoj në shkollë).

Na thuaj pak më saktë cili është biznesi që e ushtron dhe sa të kënaqur janë klientët atje?

Puna ime është një artizanat i vjetër dhe shumë i rrallë. Në punëtorinë dhe shitoren tone prodhojmë sheqera apo bombone si në kohën e vjetër. I bëjm me dorë, me ngjyra të natyrshme dhe pa konservime. Po ashtu shesim edhe pako për ata të cilët dëshirojnë të bëjn sheqera vetë në shtëpi. Klientët i kemi shumë të kënaqur dhe na kanë përkrah prej ditës parë kur e kemi hapur në vitin 2001. Por unë besoj se nëse ke një produkt të rrallë dhe me kualitet të lartë, atëherë suksesi vjen lehtë.  Produktet tona mund të blihen në shitoren tonë dhe online në www.bajramibolsjer.dk Po ashtu edhe nëpër panaire dhe pazare të ndryshme ku marim pjesë.

Si të pritën danezët dhe çfarë populli janë pasiqë i njeh shumë mirë tashmë?

Mua populli danez më ka prit shumë mirë. Veç dy javë pasi e mora lejen e punës fillova punën e parë, një mikeshë daneze më ndihmoj që e falemenderoj shumë. Edhe pse gjuhën e folsha shumë dobët por me buzëqeshje dhe nëse mundohesh ta flasish, mund të arrish shumë larg. Populli danez është i zgjedhur si populli më i lumtur në botë, janë shumë të drejtë dhe të qetë në përgjithsi, të shkolluar, shumë social.

Gjatë viteve të para në Danimarkë, ke menduar të rikthehesh për shkak se nuk je gjendur mirë atje?

Dëshira për tu kthye në vendlindje çdo herë ka qenë, është dhe do të mbetet. Por jo pse nuk jam gjendur mirë, por pse balta e vendlindjes është më e ëmbël se mjalta në mërgim. Por unë për një kohë të shkurtë bëra një vend pune, krijova familje, pas 6 vitesh mora nënshtetsin daneze dhe sot pas 29 vitesh pjesën më të madhe të familjes e kam këtu dhe jemi shumë mirë. Jam shumë shpesh në vendlindje dhe e shijoj ç do sekond. Vitin e kalur isha 7 herë, këtë vit isha dy javë në muajn janar dhe tash pres pa durim të hapen kufijt.

A mund të bëni një dallim mes danezëve dhe shqiptarëve, në shumë aspekte?

Do të mundohem.

  1. Është një popull që shumë pak ka qenë i robëruar, në krahasim me popullin tonë.
  2. Është një popull që e respekton shumë ligjin dhe regullat. Dhe këtu korupcioni është shumë afër zeros.
  3. Nëse demokracia këtu nuk funcionon 100% atëherë 99,9% funkcionon.

 

  1. Jetës familjare i japin shumë rëndësi, jetën e planifikojnë me kalendar dhe punojnë shumë me fëmijët për t’i edukuar.
  2. Shumica e familjeve jetojnë veç dy gjenerata dhe është shumë normale që të rinjtë dalin në banesat e tyre kur i mbushin 18-19 vjet.
  3. Një pjesë e madhe janë të divercuar ose jetojnë vetë. Në këtë vit 2020 ka të regjistruar 1.189.000 beqar.
  4. Pleqtë jetojnë vetë sa janë të shëndosh, mandej në shtëpinë e pleqëve.
  5. Shumica e populli meret me sport dhe aktivitete në kohën e lire, fëmijët, rinija, të rituri edhe pleqtë të gjithë.
  6. Meren shumë pak me politikë, veç 2-3 javë para zgjedhjeve.

Mos haroj të them, se kjo vlen për një përqindje të madhe të popullit danez por jo 100%.

A i ke rënë pishman deri më sot që merresh me këtë biznes?

Po, ka pasur raste kur kam qenë i lodhur dhe kam pasur shumë angazhime. Besoj se është shumë normale, por kryesorja është që të mos ndodh shpesh herë. Unë e kam zgjedhur vetë këtë punë dhe jam shumë realist, çdo herë e kam një plan B, nëse nuk shkon siç dua. Është shumë e vërtetë, por për fat të mirë deri aty nuk kam arritur, se do ta kisha ndëruar punën.

Pasi që njeriu në jetë ndonjëherë edhe dështon, të ka ndodhur gjatë këtyre viteve dhe nëse po, si je rikthyer?

Në anën e biznesit nuk kam pasur dështime. Kuptohet kirzat globale në 2008 dhe tash në kohën e korona virusit. Shitja ka ra pak, por nuk ka qenë faji im apo i produkteve të mia, por një krizë globale. Me besimin se nesër do të bëhet më mirë, i kemi kaluar edhe këta kriza.

Njihesh edhe si një personalitet shumë human, do vazhdosh me këtë ritëm?

Shumë faliminderit, por nuk kam bërë diçka shumë të madhe, por kam ndihmuar aq sa kam pasur mundësi. Kuptohet se do të mundohem edhe në të ardhmen, por krejt varet se si do të shkoje biznesi dhe ekonomia.

Kur e ke ndërmend të ndalesh apo të trashëgosh ‘zanatin’ tek të tjerët?

As që dua ta mendoj, por aty vendos shëndeti im. Derisa jam mirë me shëndet do ta vazhdoj. Për trashëgimi kuptohet se fëmijët dhe familja janë në rradhë të parë. Nëse ato nuk do të kenë interes, athere një puntorë i imi apo një person që unë e shoh të aftë për ta vazhduar.

Si është një ditë e jotja jashtë angazhimeve nga mëngjesi deri në mbrëmje?

Ditët pa angazhime janë të ralla. Por kur jam i lirë mundohem ta shfrytëzoj maksimal. Shpesh herë ditën e filloj me 5 km vrapim ose nja 2 orë në bazen, sepse noti më pëlqen shumë. Mandej ha mëngjesin dhe mundohem të bëj gjëja të cilat më relaksojnë psh. të lexoj libra, vizitoj familjen, të dal në shëtitje me fëmijët e mi ose një kafe me shoqnin. Por shumë herë gjindem edhe në shtëpinë e verës që e kam në një ujdhesë të vogël. Jam një njeri që e dua shumë natyrën dhe aty është kënaqësi dhe relaksohem pa masë.

Cili është mesazhi yt për shqiptarët?

Kam shumë mesazhe, por do të mundohem ta them më shkurtë. Për fëmijët dhe rininë jepni rëndësi shkollimit, se shkollimi është “arma” më e fortë e një populli. Për të riturit; punoni me fëmijët dhe edukoni. Mereni më pak me politikë, e më tepër me punë. Për politikanët; Populli u ka zgjedhur për të mbrojtur interesat e popullit. Punoni për të ardhmen e popullit shqiptarë. Kurse bizneset lejani popullit.

qemal qemal1 qemal2 qemal3
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.