AKTUALITET

Greqia shtyn sërish mbylljen e kufijve me Shqipërinë

13:20 - 13.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia ka rinovuar sërish memorandumin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje.Qarkorja e re iu dërgua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale dhe përcakton masat shtrënguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.




Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit. Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit çdo ditë.

Mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.