Sociale

Aplikimi për lotarinë amerikane, ambasada publikon udhëzimin për qytetarët

11:01 - 14.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut ambasada njofton të interesuarit që pas aplikimit të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.




“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.