Kosova

Albin Kurti del kundër Trumpit, thirrje shqiptarëve që të votojnë Joe Biden

19:59 - 16.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër presidentit Donald Trump, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si kryetar i ri i shtetit amerikan.




Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’, Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Kurti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.