Kryesore

“Rama nuk e vë ujin në zjarr” Basha: Mashtroi për paketën e tretë dhe bonusin e mjekëve

12:55 - 16.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë konferencës me gazetarët ripërsëriti planin e tij me pesë pika për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.




Basha theksoi se qeveria ka braktisur sistemin shëndetësor,  si dhe ka lënë shkollat në mëshirë të fatit, pasi vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, dhe nuk ndodh dezinfektimi i klasave.

“Sistemi shëndetësor vazhdon të mbetet e braktisur, i papërkrahur. Çdo mjek duhet të jetë i pajisur me pajisjet mbrojtëse për vetveten dhe pajisjet që luftojnë virusin. Bonusi prej 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët është një premtim i pazbatuar, gënjeshtër. Pika e dytë ka të bëjë me hapjen e shkollave dhe pasojat që kjo ka sjellë si për mësuesit, stafin, ashtu dhe nxënësit e familjarët e tyre. Kemi kërkuar testimin periodik të tyre, sic e bëri Kosova, por refuzojnë ta bëjnë.

Në shkolla vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, nuk ndodh dezinfektimi i klasave. Po kështu, asnjë hap për të garantuar teknologjinë e nevojshme për vogëlushët që nuk kanë nevojë, për t’iu mundësuar mësimin. Kryeministri shqiptar është i vetmi që nuk e vë ujin në zjarr, që e ha turpin me bukë. Premtoi paketë të re ndihme, por nuk ka paketë të tretë për asnjë”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.