Kryesore

Basha: Keqqeverisja po rrezikon ditë për ditë jetën e shqiptarëve

12:39 - 17.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediat i parashtroi edhe një herë planin e PD për rimbëkembjen nga kriza që ka përfshirë vendin pas pandemisë.




“Urgjentisht të pajisen me tableta familjet që nuk kanë mundesi ekonomike t’i blejnë për fëmijët e tyre. Investim në teknologji për mësimin në distancë, të përgatitet infrastruktura në rast se shkollat mbyllen. 160 mijë lekë/muaj për të papunët, 200 mijë lekë/muaj për çdo rimarrje në punë nga biznesi. Çek 1000 euro për biznesin e vogël. Subvencionim i qirasë, heqja e taksës së pronës, shtrirja në kohë e mundësisë për të marrë kredi me garanci shtetërore. “ u shpreh Basha.

Ndët të tjera, Basha shprehet se mosmarrja e masave dhe keqqeverisja po rrezikon ditë për ditë jetën e shqiptarëve.

“Çdo ditë që kalon e rëndon më shumë krizën. Numri i raportimeve ishte thuajse gjysma kur prezantuam këtë plan. Kurrë s’kam dalë para jush për të bërë Kasandrën, por mos marrja e masave tregon qartë se shkaktari, përgjegjësi kryesor, nuk është më pandemia, po keqqeverisja që po rrezikon ditë për ditë jetën e shqiptarëve. “ tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.