BOTA

OBSH: Deksametazoni, ilaçi i vetëm efikas kundër COVID-19

08:43 - 17.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktualisht, deksametazoni është ende i vetmi trajtim efikas kundër COVID-19 për pacientët në gjendje të rëndë, deklaroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.




“Tani për tani, deksametazoni kortikosteroid është ende i vetmi terapeutik që tregohet të jetë efektiv kundër COVID-19, te pacientët në gjendje të rëndë”, tha ai.

Deksametazoni përdoret në trajtimin e shumë gjendjeve, duke përfshirë çështjet reumatizmale, alergji të rënda, astma, sëmundje kronike bllokuese të mushkërive, etj.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit, agjencia kryesore amerikane përgjegjëse për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore, njoftoi se kishte filluar një studim për të përcaktuar nëse disa ilaçe të aprovuara japin rezultate kundër COVID-19, duke përmendur se Remdesiviri eksperimental kishte treguar përfitim klinik te pacientët.//ATSH


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.