Kryesore

“Rama s’ka asnjë plan për pandeminë”, Basha: Ky është shtet gjobvënës

13:03 - 17.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u shpreh se gjobat e vëna sot nga policia, do të zhbëhen ‘nesër’ me ardhjen në pushtet të PD-së, teksa shtoi se se edhe personat që kanë marrë këto masa, pas 25 prillit do të mbajnë përgjegjësi.




Basha shton se gjobat për kryeministrin Rama janë një mjet për të paguar oligarkët.

“Gjobat për Ramën janë një mjet për të mbushur buxhetin e për të paguar oligarkët. Ky është një shtet gjobvënës, gjobat janë përgjigjet e vetme e qeverisë. Aq sa luftohet covidi me autoblinda, aq luftohet edhe me gjoba.

Ky është një shtet gjobëvënës, nuk ka asnjë plan për t’u përballur me pandeminë. Cdo masë e marrë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut nuk njihet nga ne, dhe jo vetëm që do të zhbëhet por edhe ata që i kanë marrë këto masa do të  mbajnë përgjegjësi. Ndaj i ka kapur paniku se kanë bërë kaq shumë zullume në kurriz të njerëzve.” u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.