Gjatë pandemisë globale, markat e njohura të modës kanë përfshirë në linjat e tyre maska me logo dhe modele të ndryshme. Kemi mundësinë që në jetën e përditshme, tani që na duhet gjithmonë një maskë me vete, të dukemi më ‘cool’. Por a na mbron kjo modë antivirale nga Covid-19?
Në muajt e fundit, markat e njohura si Burberry, kanë prezantuar maska që, siç pretendojnë ata, mund t’ju mbrojnë nga virusi. Dizajni i maskës në ngjyrë bezhë dhe blu shoqërohet dhe nga nënshkrimi i etiketës, ku shkruhet mbi cilësinë e materialit. Gjithashtu, dhe Diesel po shet maskat në materiale xhins, duke pretenduar se po “lufton virusin”. Kjo markë italiane njoftoi se do të përdorë një teknologji të quajtur ViralOff, e cila thotë se “ndalon fizikisht 99% të çdo aktiviteti viral”. Megjithatë, organizatat mbi sigurinë e shëndetit publik në SHBA si, FDA dhe CDC, nuk u janë përgjigjur kërkesave të CNN, në lidhje me informacionet mbi testimin e këtyre maskave. Pra, pa testime të sigurta shkencore është e vështirë të besojmë mbi këto produkte.
Kompanitë që garojnë për t’u bërë thirrje konsumatorëve të shqetësuar për përhapjen e virusit, në lidhje me efektivitetin e veshjeve antimikrobike kundër vetë koronavirusit të ri duket se po zgjerohen. HeiQ pretendon se teknologjia e tij e lartpërmendur e trajtimit vret 99,99% të virusit brenda 30 minutash, ndërsa prodhuesi i rrobave IFTNA pretendon se produkti i tyre neutralizon mbi 99% të virusit në më pak se 10 minuta, falë “fuqisë së tij të vrasjes”.
Të dyja kompanitë thonë se produktet e tyre janë testuar edhe me patogjenë të tjerë, duke përfshirë llojet e gripit dhe lloje të ndryshme të koronavirusit, por CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Pa dyshim që mbajtja e një maske mund ta zvogëlojë përhapjen e Covid-19, por rrugët e transmetimit të këtij virusi janë ende të paqarta, po ashtu edhe sasia e virusit që duhet për të infektuar një person. Sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, në SHBA, nuk përjashtohet mundësia se ‘prekja e një sipërfaqeje që ka virusin mund ta transmetojë tek ju’, por mendohet se nuk është mënyra kryesore e transmetimit.
Si përfundim, nuk kemi asgjë të testuar mb produktet e markave ndërkombëtare. Më mirë se sa të dukeni ‘trendy’, përdorni diçka që siguron shëndetin tuaj.