BOTA

Sërish rekord negativ/ Italia shënon gati 11 mijë raste të reja dhe 47 viktima

19:45 - 17.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijon shtimi i rasteve me COVID në Itali. 10.925 raste të reja janë shënuar ditën e sotme dhe 47 viktima nga virusi.  Ky është rekordi i katërt radhazi i infektimeve, pasi dje u tejkalua pragu prej 10 mijë rastesh të reja, duke e çuar numrin e pozitiveve ditore më të larta se kulmi i 21 Marsit.




Kurba e epidemisë vazhdon të rritet, por situata në tetor është e ndryshme nga ajo e Marsit, kur ishte faza më kritike, si për sa i përket numrit të tamponëve të bërë dhe numrit të njerëzve në pavijonet Covid: tani objektet shëndetësore nuk janë në rrezik kolapsi, edhe nëse disa rajone tashmë kanë spitale nën presion. Rritja, megjithatë, e shtyn qeverinë të vendosë kufizime të reja për të përmbajtur infeksionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.