LIFE STYLE

Truket për të humbur peshë: Si të konsumoni më pak kalori gjatë ditës

12:21 - 17.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është të konsumoni më pak kalori, por si bëhet kjo? Është gjithmonë e nevojshme të zgjidhni ushqime me kalori të ulëta si perime apo  drithëra dhe të shmangni ushqime të skuqura. Ushqimet me shumë sheqer shkaktojnë shumë uri dhe kanë një konsum të lartë të kalorive të cilat më pas grumbullohen në trup si dhjami në bark.




Fibrat janë me rëndësi jetësore kur doni të humbni peshë, ato i japin trupit një ndjenjë të lartë të ngopjes, rregullojnë sheqerin në gjak dhe gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Për të konsumuar më shumë fibra, mund të shtoni fara liri, tërshërë por edhe fara chia në kos në mëngjes. Gjithashtu, është thelbësore të konsumoni drithëra të paktën tre herë në javë.

Në fakt, duhet të shmangni karbohidratet që kanë një indeks të lartë glicemik. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e skuqura dhe zëvendësojini ato me gatime në furrë apo avull, pasi zvogëlojnë pjesërisht kaloritë që do të konsumoni.

E rëndësishme është gjithashtu të konsumoni të paktën tetë gota ujë në ditë, duke shmangur pijet e gazuara. Së fundmi, për t’i strukturuar më mirë vaktet javore, krijojeni dietën tuaj përmes menusë javore. Kjo shërben si një mënyrë e mirë për të kuptuar se çfarë hani, sa kalori konsumoni dhe sesi të përfshini ushqime të dobishme për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.