Kosova

“Jam i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij”, sulmohet automjeti i gazetarit në Mitrovicë: Për shkak të punës

12:35 - 18.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari nga Kosova, Shkumbin Kajtazi, është sulmuar nga persona të panjohur mbrëmjen e kaluar. Automjeti i tij është goditur me rreth gjashtë plumba gjatë natës.




Ka qenë vetë Kajtazi që ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në “Facebook” ku ka publikuar dhe fotot.

“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim”, ka shkruar Kajtazi.

“Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirëpo më pas u vërejten gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme. Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme”, ka shkruar ai.

Kajtazi ka bërë të ditur se e ka lajmëruar rastin në Polici.

“Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi. Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij”, – ka shkruar Kajtazi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.