SHËNDET

Si të kuptoni se mëlçia juaj është e dëmtuar dhe ka nevojë për trajtim

11:25 - 19.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut që pastron gjakun nga helmet. Por ky organ ka shumë role të tjera të rëndësishme si luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe madje ndihmon në tretjen e ushqimit. Një nga veçoritë më kryesore të mëlçisë theksohet fakti që është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi. Por dëmtimi i mëlçisë duhet të kapet në kohë. Të gjitha materialet toksike depozitohen në mëlçi, e cila i detoksifikon ato më pas. Mëlçia ashtu sikurse shumë pjesë të tjera të organizmit, preket nga shumë patologji. Mëlçia quhet ndryshe edhe laboratori i organizmit. Ajo ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Gjithashtu ndikon edhe në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak, në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Sëmundjet nga të cilat preket mëlçia janë hepatitet. Hepatitet nga virusi A i cili zakonisht kalojnë në hepatit akut, nuk kronicizohet. Shfaqet me ikte, pra ngjyrë të verdhë dhe transaminanca të larta. Aktuale janë hepatitet B dhe C ka dhe hepatit D, E dhe disa lloje të tjera por këto në përgjithësi nuk bëjnë klinikë. Pacienti nuk e kupton që është i prekur. Këto lloj hepatitesh zbulohen rastësisht gjatë bërjes së analizave, gjatë kohës kur dhurojnë gjak. Qendrat e konservimit gjithmonë bëjnë analizat për të parë nëse ka kaluar hepatit ose jo. Më i rrallë është edhe hepatiti D.
Përveç këtyre hepatiteve sëmundje tjetër e mëlçisë, duke e krahasuar shumë edhe me vende të tjera, duke pasur parasysh që tek ne konsumohet goxha shumë alkooli, kemi edhe hepatitet nga alkooli të cilat mund të çojnë deri në cirrozë, nëse pacienti nuk e ndërpret alkoolin. Tjetër sëmundje është edhe dhjamosja e mëlçisë. E cila vihet re te pacientët e shëndoshë, tek ata që kanë yndyra të larta në gjak dhe tek pacientët diabetik. Alkooli e dëmton tepër mëlçinë. Por ka një anë pozitive se me ndërprerjen e alkoolit ndërpritet edhe dëmtimi i mëlçisë. Dhe nëse kapet në kohën e duhur mund të parandalojë cirrozën e cila është sëmundja apo shkatërrimi përfundimtar i mëlçisë, ku indi i butë i mëlçisë zëvendësohet me disa gjëndra ose noduse. Një e keqe e madhe është se të sëmurët që vuajnë nga probleme të mëlçisë nuk shfaqin shenja. I sëmuri mund të jetë duke bërë cirrozë dhe nuk ndjen asnjë lloj shqetësimi ndërkohë që sëmundja ecën, përparon, agravohet.
Shenjat kryesore të dëmtimeve të mëlçisë
Çehre e verdhë
Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet për shkak të niveleve të larta të bilirubinës të akumuluar në gjak, lëkura dhe sytë bëhen të verdhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës. Kjo gjendje njihet si verdhëz.
Sëmundja shfaqet kur mëlçia është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të përpunojë bilirubinën. Ky lloj i dëmtimit të mëlçisë mund të shkaktohet nga përdorimi i tepruar i substancave toksike, infeksionet, përdorimi i tepruar i alkoolit, hepatitit, tumoreve dhe nga përdorimi i drogës.
Ënjtje
Mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është dëmtuar, nuk mund të funksionojë siç duhet dhe të bëjë punën e saj. Kjo sjell akumulim të ujit në trup dhe gjymtyrë, në shumë raste tek këmbët dhe barku.
Nxirje
Nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet më shpejt dhe më shumë në rast dëmtimi. Po ashtu edhe kur priteni apo çaheni, gjakderdhja është më e zgjatur dhe mpiksja më e vështirë. Arsyeja për këtë është prodhimi i reduktuar i proteinave të nevojshme për mpiksjen e gjakut. Mëlçia prodhon faktorë të koagulimit dhe nëse është dëmtuar ata nuk mund të prodhohen.
Kruajtje
Simptoma të tjera të sëmundjes së mëlçisë janë kruajtja, dështimi i veshkave dhe problemet me gjëndrën tiroide. Kruajtja fillon si shqetësim acarues, shfaqet në vende të ndryshme të lëkurës.
Probleme me tretjen
Problemet me mëlçinë arrijnë të sjellin ndryshime në ngjyrën e jashtëqitjes. Nëse vuani nga këto probleme, jashtëqitja bëhet më e zbehtë dhe ngjyra e urinës bëhet më e errët.
Asnjë simptomë
Në disa raste, mëlçia e dëmtuar mund të mos tregojë ndonjë simptomë ose shenjë. Në këto raste njerëzit nuk janë as të vetëdijshëm për problemet. Është tronditëse që gati gjysma e pacientëve nuk kanë simptoma. Ata vetëm vënë re lodhje të vazhdueshme, kruarje dhe mungesë të energjisë. Nëse sëmundja e mëlçisë nuk trajtohet në kohë, pacientët mund të bëhen të çorientuar, të hutuar dhe shumë të përgjumur.
Në rastet më të këqija pacientët mund të përjetojnë koma dhe madje specialistët tregojnë për situata fatale për shëndetin





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.