Kosova

U largua nga shtëpia e burrit, 20-vjeçarja gjendet e varur në degën e lisit

21:00 - 19.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në fshatin Poliqkë të Kamenicës.




Ditën e djeshme rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës.

“Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti”, tha Maloku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.