Kryesore

Amerikanët shmangin bisedat rreth pasurisë me fëmijët, por a është kjo e drejtë?

22:00 - 20.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Amerikanët njihen për lirshmërinë e të folurit me fëmijën rreth temave delikate si alkooli, përdorimi i drogës, seksi apo tema të tjera të cilat në vendin tonë mund të shihen si tabu. Por fakt është që një numër i konsiderueshëm i prindërve amerikan nuk flasin me fëmijët për pasurinë apo trashëgiminë e tyre




Sipas një studimi të Menaxhimit të Pasurisë Private me 650 familje, dy të tretat e amerikanëve që kanë të paktën 3 milion dollarë pasuri të investueshme, nuk kanë biseduar me fëmijët e tyre në lidhje me pasurinë dhe nuk do ta bëjnë kurrë këtë.

Disa prej tyre në studim janë shprehur se ky diskutim nuk ka vlerë pasi fëmija i tyre e kishte kuptuar. Por 67% i kanë bërë dhurata ‘në heshtje’ fëmijëve të tyre, duke i lënë mënjanë para për të siguruar shkollën apo për të blerë shtëpi. 10% refuzonin me vendosmëri të flisnin me fëmijët e tyre rreth parasë.

Në shoqërinë tonë ky lloj kufizimi në komunikimin rreth pasurisë nuk praktikohet dhe as nuk është bërë ndonjë studim në lidhje me këtë. Ne shohim sot në mënyrë masive 15-vjeçarë të cilët lëvizin me makina luksoze dhe me veshje të firmave më të shtrenjta. Jo rrallë herë mund të shohim dhe fëmijët e vipave shqiptarë të veshur me Dolce Gabbana apo Gucci. Por nuk mund të arrijmë në konkluzionin se çfarë mënyre përdorin shqiptarët për të komunikuar me fëmijët e tyre rreth pasurisë.

Nga ky studim që është bërë për sjelljen e prindërve amerikan mund të kuptoni se cila është sjellja e duhur që duhet të praktikoni.

Nëse reflektojmë për pak në lidhje me kohën ku po jetojmë, lind pyetja si mund të ekzistojë kjo lloj mënyre komunikimi që amerikanët zbatojnë me fëmijën, në një kohë ku çdo përgjigje gjendet në internet. Këtu janë pse prindërit e shmangin këtë bisedë dhe çfarë duhet të bëjnë në lidhje me këtë.

Mendojnë se fëmija nuk i vëzhgon

Arsyeja më e zakonshme për të mos folur për pasurinë, e cituar nga prindërit, është se ata nuk duan që trashëgimia e tyre të ‘grabisë’ motivimet e fëmijës. Pra logjika e tyre qëndron në pjesën që nëse një prind nuk thotë asgjë, fëmija e tyre nuk do ta kuptojë kurrë pasurinë e familjes. Kjo është e pamundur!

Tani fëmijët janë në gjendje të përdorin teknologjinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ata mund ta përcaktojnë lehtësisht se sa kushton makina, shtëpia apo pushimet e tyre.

Dennis Jaffe, një psikolog amerikan që punon në familjet e pasura, thotë për “New York Time” se një fëmijë në klasën e dytë është në gjendje të rendisë pasurinë e gjithë nxënësve në klasën e tij mjaft saktë, shkruan Class.

“Kjo gjë nuk mund të përcaktohet si pozitive apo negative, madje ata nuk e kanë ende ndjenjën e xhelozisë. Por këto janë momente mësimore për vlerat.”

Kjo sfidon nocionin se pritja derisa fëmijët të rriten, për diskutimin rreth pasurisë, është më mirë, pasi deri atëherë ata do të kenë formuar pikëpamjet e tyre mbi pasurinë. Vlerat përcaktohen nga sjellja e përditshme, të cilën fëmija juaj është duke e parë.

Pra mospërfshirja e fëmijës në biseda rreth pasurisë krijon më shumë probleme, pasi mund të krijojë perceptime që familja e tij është më shumë e pasur, ose më pak e pasur nga sa është në në vërtetë. Lënia e fëmijëve t’i mendojnë gjërat vet, mund të krijojë ndjenja pasigurie.

Prindërit ndjejnë ankth për bisedat rreth pasurisë

“Njerëzit thonë nuk dua që fëmijët e mi ta dinë që jemi të pasur, unë them ‘shikoni njëher rreth shtëpisë tuaj’”- thotë psikologu Jaffe.

Vlera e pasurisë nuk mund të qartësohet vetëm në një fazë të jetës. Kur fëmija të jetë 15 vjeç, dhe do të jetë gati për të mësuar makinën, prindërit nuk do të kenë më mundësi ta ulin fëmijën për të folur rreth ndërtimit të pasurisë. Shumë psikologë amerikanë konstatojnë që kjo duhet bërë gradualisht.

Të flasësh me fëmijën në faza të ndryshme të jetës do të thotë të prodhohet më pak ankth se sa të përpiqesh të zbulosh gjithçka menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.