Kryesore

Basha zbulon detaje nga takimi me Dendias: E kam thënë prej 10 vitesh, çështja e detit duhet të…

18:19 - 20.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Basha ka zbuluar se gjatë bisedës, ka ritheksuar qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsëriti ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.




“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.

Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.