BOTA

Vrasja e mësuesit, Franca mbyll xhaminë në Paris

21:45 - 20.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin urdhëroi mbylljen e një xhamie në verilindje të Parisit në vazhdën e masave që po merren në vend pas sulmit makabër të disa ditëve më parë, kur një mësuesi iu pre koka jashtë shkollës së tij sepse kishte treguar në klasë karikatura të profetit Muhamed.




Vrasja e 47 vjecarit Samule Paty ngjalli indinjatë të madhe në Francë e vuri në lëvizje autoritetet që bastisën disa shtëpi e arrestuan një sërë personash. Sulmuesi i mësuesit, një 18 vjeçar me origjinë cecene, u qëllua për vdekje nga policia. Vetëm pak ditë përpara ngjarjes së rëndë, Xhamia e Madhe e Pantin kishte shpërndarë një video në faqen e saj në Facebook ku denonconte gjestin e mësuesit të kthyer pas kësaj në viktimën e sulmit tronditës.

Ministria e Brendshme franceze njoftoi se duke nisur nga e mërkura, xhamia, e cila ka rreth 1,500 besimtarë, do të qëndrojë e mbyllur për gjashtë muaj. Mbyllja ka për qëllim “parandalimin e akteve të terrorizmit”, thuhet në njoftimin zyrtar. Ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer deklaroi se Paty u martirizua për shkak të profesionit të tij dhe pas vdekjes do t`i jepet titulli më i lartë në vend, Legjioni i Nderit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.