AKTUALITET

100-vjetori i Bibliotekës Kombëtare/ Rama: Projekti për godinën do shkojë deri në fund

20:24 - 22.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë një ekspozitë me libra të rrallë.




“Kjo ekspozitë është diçka e jashtëzakonshme e atyre që janë të lidhur me librin. Bashkohem në falënderimin edhe për Thoma Frashërin, një figurë e harruar nga historia.

Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare, por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por kam përshtypjen që në krahun tim të djathtë është drejtorja me të cilën kemi punuar për të futur në rrugë projektin. Rrënojat e tërmetit që duhen kthyer në shtëpi, iu mbivendos edhe goditja e rëndë për shkak të Covid-it.

Megjithatë, projekti e ka nisur rrugën e tij dhe unë kam besim se do të shkojë deri në fund edhe pse nuk mund ta them sot se kur po jo pa diskutim jo aq gjatë dhe aq vonë sa është vonuar deri më sot në rrugën e gjatë të kërkesës legjitime të atyre që janë të lidhur me bibliotekën për të pasur bibliotekën e re. Pavarësisht se nuk kemi arritur të ndërtojmë godinën e re të bibliotekës nuk është bërë pak për të ndryshuar një rrjedhë degraduese dhe rrënimi të atij thesari të madh. Për fat të mirë na është dhënë mundësia që në krye të bibliotekës të kemi drejtorë që janë të lidhur me librin dhe fatin e librit dhe pa diskutim që me Persidën kemi hedhur hapa të rëndësishëm në ndalimin e procesit të degradimit të elementëve përbërës të Bibliotekës Kombëtare dhe me Pirron që e pranoi sfidën e drejtimit të bibliotekës në një moment kur ishte duke bërë librat e tij. Ajo që kemi si infrastrukturë dhe me fondin e hapur do hedhim një tjetër hap në këtë drejtim”, tha Rama

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Kryeministria – Verba Volant, Scripta Manent – Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”

Për të kremtuar 100 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kryeministria sjell për miqtë e librit një ekspozitë të librave të rrallë, të cilët dalin për herë të parë në sytë e publikut falë Qendrës për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.