Kosova

​Hoti në Maqedoni: Në Gjykatën Speciale nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi

17:45 - 23.10.20 Gazeta Shqiptare

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se në Gjykatën Speciale nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi të vendit.



Ai gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij, Zoran Zaev tha se Kosova gjithmonë ka treguar vendosmëri për respektim të organeve të drejtësisë.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në konfirmimi ose jo të propozim-aktakuzës së Speciales ndaj ish dy krerëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kreu i qeverisë tha se gjithmonë duhet të vlejë parimi i pafajësisë deri sa ka një vendim të përfundimtarë të gjykatës.

“Kosova ka dhënë gjithmonë evidencë dhe ka treguar vendosmëri për të respektuar plotësisht vendimet e organeve të drejtësie. Gjithmonë do të nisemi nga parimi që secili që mund të përfshihet në këto procesi është i pafajshëm deri sa ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Në këtë gjykatë dhe procese tjera nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi, asnjëherë dhe duhet të vlejë parimi i prezumimit të pafajësisë deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të Gjykatës”, tha ai

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.