AKTUALITET

Kur duhet t’i drejtohet spitalit pacienti me COVID-19? Mjekja Bala: Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën

09:43 - 23.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prof. Silva Bala i është drejtuar me një mesazh ndërgjegjësuar qytetarëve. Ajo u bën thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar koronavirusin.




Mjekja Bala shprehet se neglizhenca më e vogël ju kushton jetën, teksa shton se maska tashmë është pjesë e trupit tuaj për t’ju mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

“Ju lutem bashkëqytetarë të mit tregoni kujdes për shëndetin tuaj sepse shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu. Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për t’u trajtuar në spital mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut.

Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se ju nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë.

Mjeku kur mendon që sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendra spitalore, në trajtim të kontrolluar me ekzaminime të vazhdueshme të gjendjes suaj. Neglizhenca më e vogël ju kushton jetë. Ju lutem, sa herë që të dilni nga shtëpia , mos e harroni maskën. Maskë është pjesë të trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshëm”, tha Bala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.