AKTUALITET

 “Nuk tërhiqemi”, vijon greva në Ballsh, përkeqësoret gjëndja shëndetësore e grave të naftëtarëve

10:42 - 23.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijon greva e grave të naftëtarëve të Ballshit, të cilat janë në ditën e 9 të protestës së tyre brenda ambienteve të Uzinës.




Një prej zonjave që pati probleme shëndetësore mbrëmjen e kaluar, Silvana Fejzaj është rikthyer në ambientet e grevës, ndërsa gjendja e të gjithave sa vjen e rëndohet dhe ato kanë simptoma si dhimbje koke e mesi, të vjella, temperaturë, takikardi e shumë shqetësime të tjera.

Gjithsesi gratë deklarojnë se nuk tërhiqen nga kauza. “Shteti është rregullator i vetëm. Këmbëngulja jonë vazhdon. Uzina ka sasi malli të konsiderueshme e të na paguajë shteti”, deklaruan ato.Ato i bënë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje dhe të mos heshtë si dhe të nisë një grup negociator.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.