AKTUALITET

”Do dalin të përçarë në 5 parti”, Paloka i përgjigjet Veliajt: Nxjerr zbuluar planin e shefit! Nuk janë nga PD, i ka krijuar Rama

22:00 - 24.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryebashkiakut të Tiranës,Erion Veliaj se PD në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë e përçarë në 5 parti.




Nënkryetari i PD thotë se Veliajt sot i ka shpëtuar goja dhe ka nxjerrë zbuluar planin e Ramës për të krijuar ”parti të djathta” pasi ka frikë nga humbja.

”Hera e parë në histori që PS futet e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS. Kjo është hera e parë që pala tjetër, del e përçarë në 5 parti. Do i numëroni, gjatë ditëve që vijnë, 5 parti nga pala tjetër. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, imagjinoni të qeverisin shtëpitë tonë.”- u shpreh sot Veliaj.

Paloka thotë se partitë e ”djathta” që do dalin para zgjedhjeve të 25 prillit nuk janë të PD, por siguron se të gjithë që i shërbejnë Ramës bashkë me të në kosh do përfundojnë.

STATUSI NGA EDI PALOKA
Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen…
Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!
Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.