Kosova

Mediat: Konfirmohet akt-akuza kundër Thaçit e Veselit

10:00 - 24.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata Speciale nuk ka treguar nëse është konfirmuar ose jo akt-akuza kundër presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, edhe pse të premten janë bërë gjashtë muaj që kur ajo i është paraqitur nga organi i akuzës. Zyra e Prokurorit të Specializuar dyshon se Thaçi e Veseli kanë kryer krime lufte.




E premtja përbënte afatin e fundit, brenda të cilit gjyqtari i procedurës paraprake duhej të vendoste për akt-akuzën. Meqë Specialja nuk ka publikuar ndonjë informacion për këtë rast, juristët, si Arianit Koci, besojnë që së paku pjesërisht aktakuza është konfirmuar, shkruan KOHA DITORE.

“Mendoj se aktakuza është konfirmuar, së paku pjesërisht, për shkak se gjyqtari i procedurës paraprake i ka pasur gjashtë muaj ditë afat që ta konfirmojë apo ta hedhë aktakuzën. Meqenëse deri sot nuk e kemi informatën se akt-akuza është hedhur, rrjedhimisht ajo është konfirmuar”.

Më 24 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ua paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara një akt-akuzë me dhjetë pika, përmes së cilës Thaçi, Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Prokurori i Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e këtij informacioni për akuzat, pasi kishte thënë se Thaçi e Veseli po bënin përpjekje të përsëritura për pengimin dhe sabotimin e punës së Speciales.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.