BLUETOOTH

Mediat zvicerane “çmenden” pas Oriola Marashit

15:00 - 24.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Oriola Marashi mund të quhet modelja më e famshme në Shqipëri. Duket se tashmë edhe për të ka ardhur momenti që të prekë famën ndërkombëtare. Modelja ditët e fundit ka lidhur një kontratë me markën e veshjeve dhe aksesorëve “Guess”. “Së fundmi ajo ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara”, shkruan gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le canton27.ch”. Duket se mediat zvicerane janë çmendur pas hijeshisë së bukuroshes shqiptare, duke i dedikuar asaj një kryeartikull.




Oriola ka ndarë në “Instagram” disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ka ngurruar të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore. “Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look’-un tim të parë. I dua veshjet e mia”, ka shkruar Oriola përkrah videove. Oriola ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e saj të parë për firmën e pati disa muaj më parë. Fama e saj i ka kaluar prej kohësh kufijtë shqiptarë dhe sot është një nga modelet më të kërkuara edhe jashtë vendit. Marashi ka bashkëpunuar me disa marka të njohura veshjesh dhe para disa kohësh fotot e saj u shfaqën në një “billboard” të madh në qendër të Stambollit, dhe për këtë fakt nuk mundi ta fshihte krenarinë as i dashuri i saj, Eros Grezda.

Ndërkaq, në jetën e saj private, supermodelja vijon të jetë më e dashuruar se kurrë. Ajo dhe partneri i saj, futbollisti Eros Grezda, po jetojnë ditë të bukura plot dashuri. Dyshja tanimë nuk e fsheh më lidhjen e tyre, duke ndarë shpesh edhe në rrjetet sociale copëza nga e përditshmja e tyre. Duket se tanimë edhe kjo dyshe do të duhet ta jetojë historinë e tyre mes Shqipërisë dhe Europës, ku të dy po zhvillojnë karrierat e tyre. Oriola gjithnjë e më shpesh po bëhet pjesë e fushatave ndërkombëtare, çfarë nënkupton se tanimë synimi i saj janë pasarelat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, edhe Eros mbetet i angazhuar me futbollin, ku po vijon karrierën e tij në Kroaci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.