BOTA

Italia drejt mbylljes së dytë? Kryeministri Conte firmos dekretin për masat e reja anti-covid, çfarë parashikohet

16:59 - 25.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes galopante që kanë pësuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimat.




Kryeministri Giuseppe Conte pak minuta më firmos dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19. Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 26 tetor dhe dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.

Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen palestrat, kinematë dhe kalcetot. Por ato do të qëndrojnë të hapur ditën e diel dhe gjatë festave.

Nuk do të lejohen grumbullime njerëzish në vende të hapura dhe të mbyllura. Sipas mediave italiane qeveria e Conte-s shumë shpejt ka gati paketën ndihmëse nga 1.5-2 miliardë euro për kategoritë më të prekura nga masat.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Itali u shënuar mbi 19 mijë raste të reja me Covid-19, më saktë 19.644, nga të cilët ndërruan jetë 151 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.