AKTUALITET

MSH jep të dhënat: Shënohen 4 viktima dhe 299 raste të reja me Covid-19 në vend

15:59 - 25.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të situatës së Covid-19, konfirmoi 299 të infektuar në 24 orët e fundit, teksa bëri me dije se 4 persona kanë humbur betejën me virusi.




Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,  12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,  8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

106 qytetarët kanë fituar betejën me Covid-19. Ndërkohë që në spitale po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë numërohen 19 157 raste pozitive me koronavirus, 477 humbje jete dhe 10654 të shëruar.  Aktualisht raste aktive me Covid-19 janë 8026.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, bën apel MSH.

 

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore        299

Të shëruar ne 24 orë     106

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore                      1315

Testime totale                       117025

Raste pozitive                       19157

Raste të shëruara                 10654

Raste Aktive                          8026

Humbje jete                           477

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4113

Durrës                  757

Fier                         510

Shkodër                497

Korçë                    488

Lezhë                     383

Elbasan                  348

Vlorë               319

Berat               229

Kukës                      183

Gjirokastër           102

Dibër                97


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.