Kosova

Regjistrohen 186 të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 2 persona humbin jetën

15:33 - 25.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritet e shëndetësisë në Kosovë konfirmuan 186 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 2 persona kanë humbur betejën me virusin.




Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.